Trump kërcënon Kubën: “Zero naftë dhe para nga Venezuela, bëni marrëveshje me ne!”

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se epoka e përfitimeve të Kubës nga pasuritë e Venezuelës ka përfunduar. Përmes një postimi në Truth Social, Trump bëri të ditur se pas operacioneve ushtarake të SHBA-së javën e kaluar, shumica e forcave të sigurisë kubane në Venezuelë janë eliminuar.

 

“Nuk do të ketë më naftë apo para që shkojnë në Kubë – ZERO!”, shkroi Trump, duke theksuar se Venezuela nuk ka më nevojë për “banditët” kubanë pasi tani mbrohet nga ushtria amerikane. Ai i bëri thirrje udhëheqjes kubane të arrijë një marrëveshje me Uashingtonin “para se të jetë shumë vonë”.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT