Plani i Tares për Milanin e ri: Nga ‘ngrirja’ e Maignan te besimi i plotë te talenti shqiptar, Ardon Jashari.

MILANO – Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka dhënë detaje të rëndësishme mbi të ardhmen e disa lojtarëve kryesorë të skuadrës kuqezi. Në fokusin kryesor mbetet portieri Mike Maignan dhe çështja e rinovimit të kontratës së tij.

 

Çështja “Maignan” Tare konfirmoi dëshirën e portierit francez për të qëndruar në “San Siro”, por kërkoi durim nga tifozët. “Ai dëshiron të qëndrojë, por deri në dritën jeshile duhet të presim. Jam i bindur se arsyeja e shëndoshë do të triumfojë, pasi ai është jetik për projektin tonë,” u shpreh Tare.

Besimi te Nkunku dhe Jashari Drejtori kuqezi u shfaq i kënaqur që Christopher Nkunku është ende pjesë e klubit, ndërsa vlerësoi lart rritjen e Ardon Jasharit. Pas rikthimit nga dëmtimi, Jashari ka treguar performanca premtuese në Kupë dhe Superkupë. “Jashari ka treguar se mund të qëndrojë në një klub si Milani. Shikojmë përpara me besim, ai do të jetë i rëndësishëm për të ardhmen,” përfundoi ai.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT