SHKUP – Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka zhvilluar sot një takim koordinativ me kolegët e ekzekutivit që vijnë nga radhët e koalicionit VLEN. Ky takim ka shërbyer për të sinkronizuar hapat mbi projektet aktuale dhe sfidat që presin ekzekutivin në periudhën vijuese.
Sali ka theksuar rëndësinë e unitetit të ekipit për të çuar përpara agjendat qeverisëse, duke vënë në dukje se prioriteti mbetet realizimi i premtimeve ndaj qytetarëve.
“Të bashkuar për t’u prirë proceseve dhe projekteve. Shumë punë janë bërë, por kemi edhe më shumë që na presin!”, ka deklaruar Sali.
Ky koordinim vjen si vazhdimësi e përpjekjeve për të rritur efikasitetin e dikastereve që drejtohen nga ky subjekt brenda qeverisë, duke siguruar që proceset integruese dhe zhvillimore të ecin me ritmin e duhur.


