TETOVË – Për herë të parë në historinë e Komunës së Tetovës, të gjithë të punësuarit në arsimin fillor që kanë mbushur 10, 20, 30 dhe 40 vite përvojë pune, kanë përfituar pagën jubilare. Ky hap shënon një kthesë të rëndësishme në vlerësimin e punës dhe përkushtimit të mësimdhënësve dhe stafit mbështetës.
Sipas njoftimit zyrtar nga Komuna e Tetovës, ky vendim është dëshmi e angazhimit për një sistem arsimor që vlerëson drejt kontributin shumëvjeçar të secilit punonjës.
“Kjo është një dëshmi e qartë se po punojmë për një arsim cilësor dhe për një sistem që vlerëson drejt përkushtimin dhe punën,” thuhet në njoftimin e komunës.
Për më tepër, lajmet e mira vazhdojnë: Është konfirmuar se gjatë vitit 2026, këtë të drejtë do ta gëzojnë edhe të gjithë të punësuarit në shkollat e mesme të komunës.


