Disenjatorja e njohur, Blerina Kllokoqi-Rugova, ka hapur një bisedë interesante për identitetin fetar, duke iu përgjigjur një pyetjeje që e ndjek atë për një kohë të gjatë. Një ndjekës e pyeti Blerinën nëse familja e saj është katolike apo myslimane, një temë kjo që shpesh ka shkaktuar diskutime të shumta në opinionin publik.
Ajo e pranoi se kjo pyetje i parashtrohet pothuajse në çdo pyetësor që plotëson, por zakonisht zgjedh të mos përgjigjet. Megjithatë, këtë herë ajo vendosi të jetë e drejtpërdrejtë për të shuar çdo dyshim.
“Meqenëse ju s’po e dini, atëherë po iu përgjigjëm. Një herë e përgjithmonë m’u mbyll ky kapitull. Ne jemi besimtarë të fesë myslimane. Unë dhe familja ime,” deklaroi ajo, duke vënë pikën mbi këtë diskutim.
Përtej deklarimit të besimit, Blerina theksoi se respekti dhe toleranca janë shtyllat e familjes së saj. Ajo tregoi se si te familja e babait, ashtu edhe te e nënës, çdo festë fetare është festuar me respekt, pa marrë parasysh se cilit komunitet i ka takuar.
Në fund të komunikimit me ndjekësit, ajo tregoi edhe njohuritë e saj mbi praktikat e besimit islam, duke u shprehur me sportivitet se mund të thotë çdo lutje, që nga tespih-dova e deri te shahadeti. Ky sqarim i disenjatores është pritur mirë nga ndjekësit, duke u parë si një mesazh për sinqeritet dhe bashkëjetesë mes besimeve në shoqërinë tonë.


