Aksion i suksesshëm shpëtimi në Korab

ot, përmes Numrit unik për thirrje emergjente- 112, është pranuar raport për një alpinist të lënduar në malin Korab, i cili për shkak të lëndimit nuk ka qenë në gjendje të lëvizë.
Pas pranimit të raportit, Qendra për Menaxhim me Kriza – QRMK Tetovë menjëherë realizoi koordinim me SPB Tetovë, Stacionin Policor Mavrovë dhe NP Parku Nacional Mavrovë, me qëllim të një intervenimi të shpejtë dhe efikas në terren.
Shërbimi roje i Parkut Nacional arritën ta lokalizojnë me sukses alpinistin e lënduar, i cili ishte në gjendje stabile, pas çka filloi zbritja e tij e sigurt drejt fshatit Zhuzhnjë. Atje ai u mor nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë nga Gostivari për transport dhe trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Falë reagimit të shpejtë dhe koordinimit në kohë të të gjitha shërbimeve kompetente, alpinisti i lënduar u evakuua me sukses dhe ndodhet në gjendje stabile.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT