Aksion kontrollues në Tetovë, janë gjetur gjashtë persona të cilët ushtronin transport publik pa licencë

Më 17.12.2025, në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 13:30, nëpunës policorë nga SPB Tetovë realizuan aksion kontrollues për zbulimin dhe sanksionimin e shoferëve që ushtronin veprimtarinë e transportit publik të udhëtarëve pa licencë. Gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve, “Ford” me targa të Tetovës, i drejtuar nga K.I. (67) nga f. Kamjan, rajoni i Tetovës, në rr. “Ilindenska” në Tetovë, u konstatua se po ushtronte transportin publik të udhëtarëve pa poseduar licencën e dhënë nga organi kompetent. Gjithashtu, në rr. “Marshall Tito” në Tetovë, u gjetën pesë shoferë duke ushtruar veprimtarinë e transportit publik të udhëtarëve pa poseduar licencën për transportin publik të ldhënë nga organi kompetent.

 

U konstatua se H.K. (48) nga Tetova i cili drejtonte automjetin e pasagjerëve “Folksvagen Turan” me targa të Tetovës ushtronte transport publik pa licencë, si dhe E.M. (49) nga Tetova i cili drejtonte automjetin e pasagjerëve “Folksvagen Golf” me targa të Tetovës, B.R. (71) nga fshati Bërvenicë, rajoni i Tetovës, i cili drejtonte automjetin e pasagjerëve “Hjundai” me targa të Tetovës, A.D. (22) nga f. Falishë, rajoni i Tetovës, i cili drejtonte automjetin e pasagjerëve “Mercedes” me targa të Tetovës dhe F.B. (51) nga fshati Xhepçishtë, rajoni i Tetovës, i cili drejtonte automjetin e pasagjerëve “Golf” me targa të Tetovës. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse sipas nenit 284-a të Kodit Penal.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT