Tetova pritet të mirëpresë një nga ngjarjet më të mëdha verore, pasi manifestimi tradicional “Vera Tetovare” do të fillojë më 13 korrik, duke sjellë një program të pasur me aktivitete kulturore, artistike dhe argëtuese.
Sipas Albion Alili nga Komuna e Tetovës , pjesë e programit do të jenë emra të njohur të muzikës shqiptare, ndër ta Sabri Fejzullahu, Xhensila Myrtezaj, Elgit Doda, Nora Istrefi, si dhe shumë artistë të tjerë të estradës.
“Vera Tetovare” pritet të sjellë atmosferë festive dhe net të paharrueshme për qytetarët dhe vizitorët, duke e kthyer Tetovën në qendrën e argëtimit gjatë muajve të verës. Organizatorët bëjnë të ditur se në ditët në vijim do të publikohen edhe detajet e plota të programit dhe aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të këtij manifestimi.
Me një numër të madh artistësh dhe një agjendë të pasur kulturore, “Vera Tetovare 2026” synon të ofrojë një verë plot muzikë, energji dhe aktivitete për të gjitha grupmoshat.


