DIBËR, 29 dhjetor 2025 – Ambientet e shkollës “Said Najdeni” në Dibër u pushtuan sot nga gëzimi, ngjyrat dhe energjia pozitive e fëmijëve të Kopshtit IPKKF “Breshia”. Me rastin e festave të fundvitit, ky institucion realizoi një program festiv të pasur me performanca artistike, duke përcjellë emocione të veçanta për prindërit dhe të pranishmit.
Në këtë festë të organizuar me shumë përkushtim dhe kreativitet, mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela. Pjesëmarrja e tij rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të pushtetit lokal për aktivitetet që në qendër kanë edukimin, kulturën dhe mirëqenien e fëmijëve.
Gjatë aktivitetit, kryetari Muka ndoqi nga afër performancat e të vegjëlve dhe përgëzoi stafin e kopshtit për angazhimin e palodhur.
“Ky organizim tregon se kur punohet me dashuri, rezultatet janë të prekshme. Lumturia e fëmijëve është prioriteti ynë dhe mbështetja për brezat e rinj nuk do të mungojë asnjëherë,” u theksua nga ana e Komunës.
Komuna e Dibrës vlerëson lart punën e IPKKF “Breshia”, duke vënë në dukje se aktivitete të tilla janë thelbësore për formimin e brezit më të ri dhe krijimin e një atmosfere komunitare gjatë festave.


