Autobus me frena të prishura transportonte plot 85 fëmijë, ndërsa lejohej vetëm 48!

Sot (03.04.2026), në ora 07:45, në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup, nga ana e zyrtarëve policorë të Njësisë Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit për Punë të Trafikut, është kryer kontroll ndaj një autobusi me targa të Shkupit, në pronësi të një subjekti juridik nga Shkupi, i cili kryente transport publik të udhëtarëve (transport të organizuar të fëmijëve).

 

Gjatë kontrollit është konstatuar se në autobus ndodheshin 85 udhëtarë, ndërsa sipas lejes së qarkullimit lejohen maksimum 48. Pra, shoferi J.D. (63) nga Shkupi ka transportuar 37 udhëtarë (fëmijë) më shumë se sa lejohet.

Ndaj automjetit është kryer edhe kontroll teknik i jashtëzakonshëm në një stacion të autorizuar për kontroll teknik nga persona profesionistë, ku është konstatuar se autobusi është teknikisht i pasigurt, përkatësisht janë vërejtur defekte në sistemin e frenimit (forca e frenimit të frenës kryesore dhe ndihmëse), si dhe në pajisjet që mundësojnë shikueshmëri normale (xham i përparmë i thyer).

Ndaj subjektit juridik, personit përgjegjës në subjekt dhe shoferit J.D. (63) nga Shkupi janë ndërmarrë masat përkatëse dhe ata do të përballen me sanksionet e parashikuara me ligj, ndërsa automjeti është përjashtuar nga qarkullimi deri në eliminimin e mangësive.

Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, me qëllim që së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT