Kreu Legalist, Shpëtim Axhami: 24 Maj 1944
Kongresi i Përmetit, kongesi anikombëtar që ndau shqiptarët dhe instaloj diktaturën !
Ky kongres ishte një nga ngjarje antikombëtare në historinë moderne shqiptare, i organizuar nën ndikimin dhe orientimin e të dërguarve të Partisë Komuniste Jugosllave!
Në atë kohë, edhe fati i Kosovës mbeti në duart e interesave të huaja politike.
Ky kongres legjitimoi luftën vëllavrasëse kundër nacionalistëve shqiptarë, të cilët synonin një Shqipëri etnike, të lirë nga ndikimi komunisto-sllavo-rus, si dhe realizimin e vullnetit të popullit për ruajtjen e mbretërisë.
Kongresi i Përmetit mbetet një ndër momentet që përçau shqiptarët mes vete dhe hapi një periudhë të errët për vendin.
Është e papranueshme që edhe sot të ketë përpjekje për glorifikimin e tij, ndërsa krimet dhe pasojat e komunizmit ende nuk janë dënuar qartë, ligjërisht dhe me vullnet të plotë kombëtar.
Restaurimi i shtëpisë ku u mbajt ky kongres dhe përkujtimi i kësaj date nuk mund të zbehin idealet e nacionalistëve shqiptarë, periudhën e ndritur të Mbretërisë Zogiste, luftën për liri dhe vlerat e Kongresit Kombëtar të Lushnjës.


