Gjermania po vazhdon të thyejë të gjitha rekordet e saj historike sa i përket ndarjes së shtetësive për të huajt. Sipas të dhënave më të fundit zyrtare, vetëm gjatë vitit 2025, mbi 309,000 persona kanë marrë pasaportën gjermane, duke shënuar një rritje prej 6% krahasuar me vitin paraprak dhe një kërcim prej plot 46% në valët e fundit të natyralizimit.
Ky eksod i marrjes së nënshtetësisë është pasojë direkte e reformës së madhe ligjore që ka lehtësuar drastikisht kriteret për emigrantët.
Dy ndryshimet kyçe që po tërheqin të huajt:
-
Shtohet dyshtetësia (Pasaporta e dytë): Risia më e madhe që ka thyer barrierat është lejimi i dyshtetësisë. Qytetarët e huaj që bëhen gjermanë tashmë nuk kanë më nevojë të heqin dorë nga pasaporta e vendit të tyre të origjinës.
-
Shkurtohet periudha e qëndrimit: Afati i përgjithshëm i qëndrimit të detyrueshëm në Gjermani për të pasur të drejtën e aplikimit është ulur nga 8 vjet, në vetëm 5 vjet. Në raste të veçanta integrimi, kjo periudhë mund të jetë edhe më e shkurtër.
Kush po përfiton më së shumti?
Statistikat tregojnë se në valën e fundit, numrin më të madh të shtetasve të rinj gjermanë e përbëjnë qytetarët nga Siria (28%), të ndjekur menjëherë nga ata të Turqisë.
Megjithatë, autoritetet gjermane presin një “boom” të ri e të paprecedentë të kërkesave në periudhën pasuese, kryesisht nga qytetarët e Ukrainës që kanë mbërritur në vend pas shkurtit të vitit 2022. Ekspertët vlerësojnë se shumë refugjatë ukrainas do ta shfrytëzojnë afatin e shkurtuar prej 5 vitesh për të fituar siguri juridike përpara pranverës së vitit 2027, kur edhe u skadon statusi i mbrojtjes kolektive.
Edhe pse fluksi i aplikimeve po rritet me shpejtësi marramendëse në të gjitha shtetet federale, autoritetet theksojnë se çdo kërkesë kontrollohet me imtësi, por qeveria e re federale e mbështet fuqishëm këtë proces për një integrim sa më të shpejtë të të huajve në shoqëri.


