AZGJ dhe ITShKSh forcojnë bashkëpunimin për mbrojtjen dhe zbatimin e gjuhës shqipe

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Granit Osmani, ka zhvilluar sot një takim pune me drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITShKSh), Besnik Emini. Gjatë takimit u konfirmua vazhdimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në përputhje me memorandumin e nënshkruar, duke vënë theksin te organizimi i aktiviteteve të përbashkëta shkencore, kulturore dhe artistike që synojnë lartësimin e trashëgimisë kombëtare.

 

Një pjesë e rëndësishme e bashkëbisedimit iu kushtua sfidave dhe shqetësimeve lidhur me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Drejtuesit e të dy institucioneve shprehën vullnetin e tyre të plotë për të koordinuar hapat në shënimin e ngjarjeve historike dhe kulturore që lidhen me gjuhën shqipe, duke u angazhuar për një mbikëqyrje dhe promovim më efikas të normave gjuhësore në sferën publike.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT