Bashkëpunim për Tearcën: Projektet infrastrukturore nisin konkretisht me ardhjen e pranverës

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka zhvilluar një takim pune me zëvendësministren e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, për të diskutuar mbi dinamikën e realizimit të projekteve strategjike në këtë komunë. Fokus i bisedës ishin projektet me rëndësi të veçantë për banorët e zonës, me ç’rast u arrit dakordim që aktivitetet ndërtimore të nisin konkretisht në terren me përmirësimin e kushteve klimatike gjatë muajve të pranverës.

 

Ky bashkëpunim mes pushtetit lokal dhe dikasterit të transportit synon modernizimin e infrastrukturës dhe sigurimin e një zhvillimi të qëndrueshëm për Komunën e Tearcës. Përmes këtyre angazhimeve, synohet rritja e cilësisë së jetës për qytetarët, duke garantuar se investimet e planifikuara do të materializohen sipas dinamikës së paraparë për këtë vit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT