Azizi: Korridori 8 nuk mund të ndërpritet për teke të BDI-së, shqiptarët të jenë të qetë

 

 

Deputeti nga koalicioni VLEN, Adnan Azizi në emisionin “Click Plus” në TV21 duke folur për Korridorin 8 tha se për dallim nga BDI ku në çdo fushatë bënte ndonjë lloj inaugurimi të këtij projekti, për 13 vite ajo nuk bëri as 3 kilometra të saj.

 

Ai tha se si VLEN dhe qeveri punojnë me intensitet të plotë rreth këtij projekti strategjik.

 

“Ne u garantojmë shqiptarëve se traseja që duhet të lidhë Korridorin 8 nga Deti i Zi në Adriatik, nga Bullgaria nëpërmjet Maqedonisë e deri në Shqipëri nuk do të devijohet. Janë disa procedura teknike që kanë të bëjnë me UNESKO-n dhe gjithë projektet e tjera që BDI i ka nisur i ka lënë përgjysmë për fajin e vet duke mos realizuar as një 1 kilometër të atij korridori që është shumë strategjik”, ka thënë Azizi.

Sipas tij, Korridori 8 është projekt ndërkombëtar, i NATO-s dhe nuk mund të ndërpritet as për teke të BDI-së e as për çështje ndëretnike.

 

“Sepse është një projekt strategjik edhe i aleancës më të madhe, siç është NATO dhe BE. Ne qëndrojmë fuqishëm mbas këtij projekti ku do të përfitojnë jo vetëm shqiptarët, por edhe gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Ne jemi garancia dhe shqiptarët duhet të jenë të qetë”, ka theksuar deputeti Azizi.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT