Bashkimi Evropian po e lë pas planin për ndalim të shitjes së automjeteve të reja me motor me djegie të brendshme pas vitit 2035. Në vend të kësaj, do të vendosen rregulla më fleksibile për uljen e emisioneve të CO2, tha Manfred Weber, kryetar i EPP-së, për gazetën gjermane Bild.
Sipas planit të ri:
-
Për automjetet e reja pas 2035, prodhuesit duhet të ulën emisionet e CO2 për 90%, në vend të 100%.
-
Pas 2040, nuk do të ketë më kërkesë për 100% ulje.
-
Automjete me motor me djegie të brendshme dhe hibrid plug-in mund të vazhdojnë të prodhohen dhe shiten.
-
Masa siguron ruajtjen e vendeve të punës në industrinë automobilistike dhe i jep mundësi tregut të zgjedhë teknologjinë e dëshiruar.
Ky plan pritet të publikohet zyrtarisht nga Komisioni Evropian më 16 dhjetor dhe do të miratohet më pas nga parlamentet kombëtare të vendeve anëtare.


