Pas takimeve në Kamjan, zëvendësministri Bekim Sali ka vazhduar aktivitetet edhe me strukturat e VLEN në Dobërdoll të komunës së Vrapçishtit.
Ai theksoi se fryma e VLEN po ndihet gjithnjë e më shumë në terren dhe se shqiptarët po bashkohen rreth një vizioni të përbashkët për ndryshim dhe zhvillim.
“Në takim biseduam për sfidat me të cilat përballen banorët, për nevojën e përfaqësimit dinjitoz dhe për angazhimin tonë të përbashkët drejt ndryshimit dhe zhvillimit. Mikpritja, mbështetja dhe besimi që pamë nga afër janë dëshmi se banorët janë të vendosur për të ecë përpara me energji të re dhe me vizion të qartë për të ardhmen”, ka deklaruar Sali.
Takimi në Dobërdoll vjen në kuadër të aktiviteteve dhe koordinimeve të vazhdueshme të VLEN me strukturat lokale në vend.


