Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, mirëpriti sot Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në shkollën fillore “Liria”.
Gjatë vizitës, ata inspektuan klasën e nxënësve me aftësi ndryshe, ku z. Gashi dhuroi pajisje dhe mjete didaktike për këtë paralele, me qëllim që këta fëmijë të ndjehen të barabartë me shokët e tyre.
Kasami theksoi se kujdesi për përmirësimin e kushteve në shkolla mbetet prioritet i komunës, duke falënderuar Gashin për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm nga institucionet më të larta shtetërore.
Ky gjest simbolizon vëmendjen ndaj arsimit inkluziv dhe barazisë për të gjithë nxënësit në Tetovë.


