Bilall Kasami në terren në fshatin Llacë: Punimet për zgjerimin e rrugës dhe asfaltimin

Sot, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ishte në terren në fshatin Llacë për të parë nga afër punimet që po zhvillohen për zgjerimin e rrugës dhe përgatitjen e saj drejt asfaltimit. Ky projekt është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të siguruar infrastrukturë më të mirë dhe kushte më të mira jetese për banorët e zonës.

 

Gjatë vizitës, Kasami theksoi rëndësinë e këtij investimi për përmirësimin e qarkullimit dhe lidhjen më të mirë të fshatit me qytetin, duke garantuar që puna të realizohet me cilësi dhe në kohë. Banorët e Llacës, sipas tij, meritojnë standarde të larta për jetesën dhe kjo është një nga prioritetet kryesore të komunës.

“Jemi në krye të detyrës çdo ditë dhe do të vazhdojmë të punojmë për projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë,” tha kryetari Kasami.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT