Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, njofton se punimet në Reçicë të Madhe deri te mbikalimi dhe qarkorja në autostradë vazhdojnë me ritëm të lartë.
“Shumë shpejt do të fillojë edhe asfaltimi i së njëjtës! Jemi në krye të detyrës për t’i realizuar premtimet tona!”, tha Kasami.
Ky projekt synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë për banorët dhe udhëtarët në këtë zonë


