Halla e Shpat Kasapit flet pas humbjes së nipit: “Kërkoi bashkëpunim, por askush nuk iu përgjigj”

E ftuar në televizionin Alsat, halla e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi ka folur për herë të parë pas humbjes së tij, duke ndarë kujtimet dhe emocionet për karrierën e shkëlqyer të nipit.

 

Ajo përkujtoi pasionin dhe suksesin që Shpati arriti në skenën shqiptare, por nuk nguroi të shprehej edhe për dhimbjen që ndjeu për mungesën e bashkëpunimeve me kolegët e tij në momentet e fundit të karrierës.

“Ajo që më dhemb më shumë është se Shpati kërkoi, kërkoi bashkëpunime e ndoshta as mesazhet nuk ia kanë lexuar! Pse nuk i duam kurrë kur kemi njëri-tjetrin? Kjo është e dhimbshmë”, rrëfeu halla e tij, duke prekur zemrat e publikut.

Ky rrëfim riktheu kujtimet për një artist të talentuar, i cili la pas një trashëgimi të çmuar muzikore në skenën shqiptare.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT