Mirlind Daku, i njohur për golat dhe shpërthimet e tij në fushë, këtë herë ka tërhequr vëmendjen e publikut për një talent krejt tjetër – punët e shtëpisë. Futbollisti i Rubin Kazan është shfaqur duke lyer muret në banesën e partneres së tij, Vesa Vllasaliu.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova publikoi në Instagram një moment të veçantë nga përditshmëria e çiftit, ku Daku shihet me veshje sportive dhe rul boje në dorë, duke punuar krahas babait të Vesës. Momenti është shoqëruar me humor nga vetë Vesa, e cila shkroi:
“Biznes i ri u hap”, duke etiketuar partnerin dhe babanë e saj.
Ky postim ka tërhequr menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale, duke treguar se pavarësisht famës dhe angazhimeve profesionale, Daku nuk heziton të ndihmojë në shtëpi dhe të fitojë pikë te vjehrri.
Çifti ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike për romancën e tyre, ndërsa së fundmi kanë qarkulluar edhe thashetheme rreth zyrtarizimit të lidhjes dhe një “prtje të ëmbël”, të cilat ata nuk i kanë konfirmuar. Për momentin, duket se po shijojnë çdo çast së bashku – madje edhe renovimet.


