Sipas Sejdiut, çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe përfaqësimi i drejtë në institucione po trajtohen seriozisht vetëm tani, nën qeverisjen e VLEN-it.
“Protestat e studentëve shqiptarë sot janë dëshmia më e dhimbshme dhe më e qartë se për 22 vite shqiptarët janë mashtruar me fjalë patriotike, ndërsa të drejtat reale kanë mbetur të pazgjidhura”, ka shkruar Sejdiu.
Ai shtoi se shqiptarët nuk kanë nevojë për “patriotizëm folklorik”, por për zgjidhje reale dhe konkrete për problemet që i prekin./Zyrtare.net


