Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka gjasa të mëdha që karrierën e tij ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në ligën elitare MLS. Skuadra amerikane Charlotte FC ka bërë lëvizjet e para zyrtare, duke parakaluar të gjitha ekipet e tjera të interesuara për shërbimet e “Piratit”.
Sipas raportimeve të fundit, Charlotte FC ka bërë gati një ofertë të jashtëzakonshme prej plot 30 milionë eurosh për kartonin e bomberit kosovar, i cili ka kontratë me Mallorcan deri në vitin 2029.
Pse pritet që Mallorca ta pranojë ofertën?
-
Rënia nga liga: Për skuadrën e Mallorcas është thuajse e pamundur ta refuzojë këtë shifër, duke marrë parasysh se klubi sapo ka rënë në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll (Segunda Division) dhe ka nevojë për stabilitet financiar.
-
Kontratë përrallore për Muriqin: Përveç dëmshpërblimit të lartë për klubin, ekipit amerikan po i ofron 32-vjeçarit një kontratë tejet të majme, duke i garantuar rolin e yllit absolut në projektin e tyre afatgjatë.
Muriqi vjen pas një sezoni fantastik personal në La Liga, ku shpërtheu duke shënuar 23 gola në 37 paraqitje kampionale. Ky efikasitet i lartë ka bërë që përveç Charlotte FC, ai të jetë në shënjestrën e gjigantëve të tjerë si Fenerbahçe, Galatasaray e madje edhe Barcelona, por oferta nga Amerika aktualisht po udhëheq garën.


