Broja “pushton” mediat angleze: Ja nota dhe vlerësimi i lartë pas golit të parë me Burnley-n

Armando Broja është rikthyer protagonist në Premier League. Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Burnley-t, duke u shndërruar menjëherë në heroin e skuadrës dhe të mediave vendase.

 

BURNLEY, 21 DHJETOR 2025 – Armando Broja ka lënë gjurmë menjëherë në aventurën e tij të re. Me një gol vendimtar, sulmuesi i Kombëtares shqiptare i ka dhënë fund serisë negative prej 7 humbjesh radhazi të Burnley-t, duke siguruar një barazim 1-1 me peshë të madhe.

Vlerësimi me notën 7

Mediat angleze nuk kanë kursyer lavdet për paraqitjen e “yllit” kuqezi. Portali prestigjioz pranë klubit, “Burnley Express”, e ka vlerësuar Brojën me notën 7, duke e cilësuar si një nga lojtarët më të mirë në fushë, ndonëse u fut si zëvendësues.

“Gjeti rrjetën për herë të parë me ngjyrat e Burnley-t, duke dërguar në objektiv krosimin e shkëlqyer të Edwards për të barazuar. Thuajse siguroi me vrull edhe një gol fitoreje”, shkruan media angleze në analizën e saj.

Një gol për moralin

Përveç pikës së fituar, ky gol shërben si një “oksigjen” për karrierën e Brojës dhe për vetëbesimin e tij pas dëmtimeve që e lanë jashtë fushave. Sulmuesi tregoi se nuhatja e tij për golin mbetet e paprekur, duke u bërë menjëherë lojtari i preferuar i tifozëve të Burnley-t.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT