Burimet izraelite: Trump vendos 9 prillin si afat për fundin e luftës; priten bisedime SHBA-Iran në Pakistan

Sipas një raporti nga një burim izraelit, Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka përcaktuar datën 9 prill si momentin e përfundimit të luftës, duke i lënë 21 ditë kohë konfliktit dhe proceseve negociuese. Burimi shton se bisedimet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara pritet të zhvillohen këtë javë në Pakistan.

 

“Amerikanët nuk e kanë informuar Izraelin për takimin me Khalibaf. Përfundimi i luftës më 9 prill do t’i mundësojë Trumpit të vizitojë Izraelin për Ditën e Pavarësisë dhe të marrë Çmimin Izraelit,” theksoi burimi.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT