A e dini se zgjedhja e ushqimit në mëngjes përcakton ritmin e metabolizmit tuaj për gjithë ditën? Një vakt i duhur mëngjesi nuk ju jep vetëm energji, por stimulon trupin të djegë depozitat dhjamore në mënyrë më efikase.
Nëse planifikoni të humbni peshë, mos bëni gabimin e madh të anashkaloni mëngjesin. Sipas ekspertëve, këto janë ushqimet që duhet të konsumoni menjëherë pas zgjimit për të reduktuar oreksin dhe për të përshpejtuar djegien e kalorive:
1. Vezët: Mbreti i proteinave
Vezët janë burimi më i mirë i proteinave cilësore. Studimet tregojnë se konsumimi i vezëve në mëngjes rrit ndjeshëm ndjenjën e ngopjes dhe redukton sasinë e ushqimit që do të konsumoni gjatë pjesës tjetër të ditës.
2. Proteinat dhe yndyrat e shëndetshme
Kombinimi i proteinave me yndyra të shëndetshme është receta sekrete për ngopje afatgjatë. Proteinat aktivizojnë sinjalet në trup që ulin oreksin, ndërsa mbajnë nivelin e sheqerit në gjak të stabilizuar deri në katër orë pas vaktit. Kjo parandalon dëshirën për të ngrënë ushqime të shpejta (snack) mes vakteve.
3. Kos grek dhe banane
Kosi grek është i pasur me proteina dhe është një aleat i fuqishëm për humbjen e peshës. Megjithëse banania vetëm nuk rekomandohet si mëngjes i plotë, e kombinuar me kosin grek ajo ofron lëndë ushqyese të vlefshme dhe ndihmon në kontrollin e oreksit gjatë paradites.
4. Frutat e malit dhe farat Chia
Frutat e malit (boronicat, mjedrat, etj.) janë të pasura me antioksidantë dhe kanë pak kalori, por mbi të gjitha përmbajnë shumë fibra. Nga ana tjetër, farat chia janë një “bombë” fibrash dhe proteinash që ndihmojnë në uljen e marrjes së kalorive gjatë ditës dhe stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak.
Këshillë: Fillimi i ditës me një mëngjes të pasur me fibra dhe proteina është hapi i parë dhe më i rëndësishëm drejt një trupi të tonifikuar dhe një shëndeti më të mirë.


