Çmimet në Kroaci “tronditin” turisten, qytetarët nuk e kursejnë: “Nëse nuk ke para, mos vizito vendin tonë!”

Një turiste nga Australia ka nxitur debate të shumta në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje në TikTok, në të cilën ankohet për çmimet e larta të produkteve ushqimore në Kroaci. Në videon e filmuar brenda një dyqani, ajo shpreh habinë se si mund të mbijetojnë njerëzit atje, duke theksuar se çmimi i qumështit është tre euro, ndërsa një shampo kushton mbi tetë euro.

 

Videoja, e cila ka grumbulluar më shumë se 400,000 shikime, ka shkaktuar reagime të ndryshme nga banorët vendas:

  • Disa komentues kanë sqaruar se qumështi në përgjithësi kushton një euro, por çmimet janë më të larta në zonat turistike dhe në ishuj.

  • Një pjesë e vendasve kanë kritikuar turisten se ka zgjedhur një dyqan të gabuar dhe të shtrenjtë.

  • Pati edhe reagime të ashpra, ku disa i kanë porositur turistes të mos vijë në Kroaci nëse nuk mund t’ia lejojë vetes shpenzimet.

  • Disa kroatë janë solidarizuar me ankesën e saj, duke u shprehur se edhe ata vetë e kanë të vështirë të përballojnë çmimet e larta dhe se jeta në vend është bërë një “mbijetesë”.

  • Një pjesë e komentuesve kanë theksuar se këto çmime janë të destinuara për turistët, që bizneset të sigurojnë të ardhura për gjithë vitin gjatë sezonit veror.

Kjo nuk është hera e parë që çmimet në Kroaci ngjallin debat, pasi edhe më herët janë raportuar ankesa të ngjashme nga turistë të ndryshëm, përfshirë ato për çmimet e shezlongëve në Makarska.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT