Daut Memishi: Në Tearcë ka nisur aksioni për pastrimin e trotuareve dhe rrugëve

Kryetari i Komuna e Tearcës, Daut Memishi, ka njoftuar se në komunë ka nisur aksioni për pastrimin e trotuareve dhe hapësirave publike, me qëllim krijimin e një ambienti më të pastër dhe më të rregullt për qytetarët.

 

Sipas tij, ekipet komunale kanë filluar punimet për pastrimin e trotuareve, ndërsa në ditët në vijim aktivitetet do të intensifikohen përgjatë gjithë rrugës kryesore, në mënyrë që qytetarët të lëvizin më lirshëm dhe më sigurt.

Memishi bëri të ditur se aksioni do të vazhdojë edhe në rrugët dhe trotuaret brenda fshatrave të komunës, duke falënderuar punëtorët për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në terren.

“Punojmë çdo ditë për një komunë që e meritojnë qytetarët tanë”, ka theksuar kryetari Memishi.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT