Dënime të rënda për KF Shkëndija Haracinë dhe Bregallnica 2008 nga Komisioni Disiplinor i FFM-së
Komisioni Disiplinor në kuadër të Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka shqiptuar disa vendime, ku spikasin sanksionet për KF Shkëndija Haracinë dhe FK Bregallnica 2008.
Dënimet për KF Shkëndija Haracinë dhe Bregallnica 2008:
KF Shkëndija Haracinë:
Mahir Ajruli, futbollist: ndalesë loje prej 5 ndeshjesh
Arsim Ljamlari dhe Iljaz Çilafi, futbollistë: ndalesë loje prej 1 ndeshjeje secili
Isufi Avdiraman, komesar për siguri: ndalesë e ushtrimit të funksionit për 1 muaj
Procedurë disiplinore është hapur edhe kundër klubit për përdorim të mjeteve piroteknike dhe për hyrje të një anëtari të kryesisë në fushë, në ndeshjen ndaj Bregallnicës 2008
FK Bregallnica 2008:
Dino Miholov dhe Luka Bojaxhiev, futbollistë: ndalesë loje prej 1 ndeshjeje secili
Vlatko Kostov, shef i shtabit teknik: ndalesë e ushtrimit të funksionit për 1 muaj
Procedurë disiplinore është hapur kundër klubit për organizim të dobët të ndeshjes së javës së 28-të në Ligën e Dytë ndaj Shkëndija Haracinë
Dënimet dhe procedurat për klubet tjera:
FK Shkëndija Tetovë:
Ronaldo Webster, futbollist: ndalesë loje prej 3 ndeshjesh
Procedurë disiplinore për shkak të brohoritjeve të pahijshme të tifozëve në ndeshjen e javës së 31-të kundër Struga Trim Lum
GFK Vardar Negotino:
Ilija Apostolovski, futbollist: ndalesë loje prej 3 ndeshjesh
FK Rabotniçki:
Egzon Belica, futbollist: ndalesë loje prej 1 ndeshjeje
Shaban Suliman, trajner: ndalesë e ushtrimit të funksionit për 1 muaj
GFK Ohër:
Damjan Serafimov, futbollist: ndalesë loje prej 1 ndeshjeje
FK Vardar:
Procedurë disiplinore për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike në ndeshjen e javës së 31-të kundër Sileksit
Të gjitha dënimet hyjnë në fuqi menjëherë sipas vendimit të Komisionit Disiplinor.


