Përfunduan ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë për kategoritë e të rinjve dhe kadetëve. Tanimë janë mësuar të gjitha skuadrat që do të luftojnë për trofetë.
Kategoria U19, të rinjtë:
Në finalen për trofeun do të përballen AP Brera dhe Shkupi. Skuadra nga Strumica triumfoi bindshëm në gjysmëfinale si vendas me rezultatin 8:0 ndaj Pelisterit. Ivan Tančev ishte autor i tre golave, Gligor Buçkov realizoi dy herë, ndërsa nga një gol shënuan Ivan Shiriq, Hristijan Krstev dhe Stefan Vojčeski.
Shumë më dramatike ishte gjysmëfinalja tjetër mes Shkupit dhe Vardarit. Ekipi nga Çairi fitoi 3:2 me gol në minutën e fundit. Shkupi kaloi në epërsi në minutën e 7-të me golin e Sudejs Çajanit, ndërsa Shkëlqim Ferati dyfishoi në 2:0.
Në pjesën e dytë Vardari u rikthye. Nikola Ristevski ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 65-të, ndërsa katër minuta më vonë Ivo Markovski barazoi në 2:2. Fitoren dhe finalen për Shkupin e siguroi Ilir Xhoni me golin e shënuar në minutën e 90-të.
Kategoria U17, kadetët:
Në finale u kualifikuan Vardari dhe Pelisteri.
Vardari në Shkup e mposhti AP Brerën me rezultatin 4:1. Mysafirët nga Strumica kaluan të parët në epërsi me golin e Filip Kuleskit, por në minutën e 31-të barazoi Nevzat Asani.
Në pjesën e dytë “kuqezinjtë” shënuan edhe tri herë. Pas katër minutash lojë, Luka Georgioski i dha epërsinë Vardarit 2:1, ndërsa Asani në minutën e 61-të e çoi rezultatin në 3:1. Rezultatin përfundimtar 4:1 e vendosi Kosta Boshkovski me golin në minutën e 84-t.
Në gjysmëfinalen tjetër, Pelisteri në Shkup e eliminoi New Stars pas fitores 2:0. Golat për ekipin nga Manastiri i realizuan Martin Talevski në minutën e 64-t dhe Jovan Mrmaçovski në minutën e 90-të.
Terminet për zhvillimin e ndeshjeve finale do të caktohen më vonë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë.


