Likova, PDSH zgjedh delegatët për Kongresin IX – miratohet lista për Kuvendin Qendror

Në Likovë është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i degës së Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), në kuadër të përgatitjeve për Kongresin IX të partisë.

 

Gjatë punimeve të kuvendit, në një atmosferë të vlerësuar si demokratike dhe me pjesëmarrje të gjerë të delegatëve, u zgjodhën delegatët që do ta përfaqësojnë degën e Likovës në Kongresin IX të PDSH-së. Po ashtu, u miratua edhe propozim-lista e anëtarëve të Kuvendit Qendror të partisë.

Në kuvend u adresua kryetari i Këshillit për Organizimin e Kongresit, Sali Ajdini, i cili theksoi rëndësinë e proceseve organizative dhe angazhimit të përbashkët për forcimin e strukturave partiake.

Punimet u vlerësuan si të suksesshme, me theks në mobilizimin dhe përkushtimin e degës së Likovës në proceset e brendshme të partisë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT