Në Komunën e Strugës është mbajtur një trajnim njëditor për administratë sportive, i organizuar në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Maqedonisë së Veriut, me pjesëmarrjen e klubeve sportive, punonjësve të sportit dhe përfaqësuesve institucionalë.
Gjatë trajnimit u diskutua për sfidat aktuale të sportit në nivel lokal, përmirësimin e administrimit sportiv, si dhe programet dhe mbështetjen që ofron lëvizja olimpike.
Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, theksoi rëndësinë e sportit në zhvillimin e të rinjve dhe komunitetit, duke nënvizuar angazhimin e komunës për krijimin e kushteve më të mira për klubet sportive dhe sportistët e rinj në Strugë.


