Deklarimi i pasurisë: Pasuria e paluajtshme e Vjosa Osmanit kap vlerën e afër 1 milion eurove – zbardhen detajet

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar një pasuri të paluajtshme që kap vlerën totale prej 987 mijë e 760 eurosh, e ndarë në emër të saj, të bashkëshortit si dhe si pasuri e përbashkët. Në formularët zyrtarë bien në sy pronat e luksit në Prishtinë dhe dy shtëpi në Australi.

 

Pasuria e paluajtshme dhe vlerat e tyre:

  • Shtëpia në Prishtinë: Një shtëpi e deklaruar si pasuri e përbashkët (e blerë në vitin 2019) me vlerë 208,000 euro, e cila ndodhet në një nga lagjet luksoze të kryeqytetit.

  • Pronat në Australi: Në emër të bashkëshortit figurojnë dy shtëpi në Australi. E para ka vlerën 510,000 euro (e blerë në vitin 2023 nga shitja e një shtëpie paraprake dhe kursimet), ndërsa shtëpia e dytë vlen 170,000 euro.

  • Banesa dhe garazhi: Gjithashtu në emër të bashkëshortit është deklaruar një banesë në vlerë 59,760 euro dhe një garazh kolektiv prej 5,000 euro (i cili vitin e kaluar vlente 6,000 euro).

  • Toka në Kosovë: Në emër të saj, ish-presidentja ka të deklaruar një arë të blerë në vitin 2016, me vlerë prej 35,000 euro.

Ndryshimet nga viti i kaluar dhe makina e “zhdukur”:

Në deklarimin e sivjetmë vërehet mungesa e një veture të tipit Mercedes (në vlerë 10,000 euro në emër të bashkëshortit) që figuronte vitin e kaluar. Në formular nuk është specifikuar asnjë e hyrë financiare që do të dëshmonte shitjen e këtij automjeti.

Kursimet dhe të hyrat vjetore:

  • Paratë e gatshme (Kesh): Osmani ka deklaruar 3,115 euro kursime personale, ndërsa bashkëshorti i saj mban mbi 49,000 euro dhe 692 dollarë australianë.

  • Të hyrat nga pagat dhe qiratë: Gjatë vitit, çifti ka pasur të hyra prej 55,598 eurove, teksa ish-presidentja ka përfituar edhe 10,306 euro shtesë në emër të mëditjeve.

Kreditë dhe detyrimet financiare:

Si detyrime të përbashkëta financiare, familja Osmani ka deklaruar 9,000 euro këste ndaj kompanive të ndryshme për punë shtesë në shtëpi, si dhe një huamarrje prej 20,500 eurosh e cila ka shërbyer për pagesën e banimit në Melbourne të Australisë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT