Deputetja britanike Alicia Kearns: Masat ndaj Kosovës ishin të padrejta, fokusi te drejtësia për Banjskën

Deputetja britanike Alicia Kearns ka mirëpritur vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e pjesshme të masave ndaj Kosovës, duke theksuar se këto masa nuk duhej të ishin vendosur fare.

 

Ajo ka kujtuar se Lista Serbe zgjodhi të bojkotonte zgjedhjet komunale, ndërsa paramilitarët e mbështetur nga Serbia plagosën 30 ushtarë të KFOR-it gjatë vitit 2023.

Kearns ka përmendur gjithashtu sulmin terrorist në Banjskë, ku një grup paramilitar i udhëhequr nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq – i cili u stërvit në baza ushtarake serbe dhe përdori armë të ushtrisë serbe – vrau policin Afrim Bunjaku.
Deputetja britanike ka nënvizuar se sanksionet ndaj Kosovës ishin gjithmonë të padrejta dhe se çdo masë e mbetur duhet të hiqet menjëherë. Në vend të kësaj, fokusi duhet të jetë në sjelljen para drejtësisë të Radoiçiqit dhe bashkëpunëtorëve të tij, forcimin e sigurisë së përbashkët në rajon, si dhe orientimin e Kosovës drejt një të ardhmeje euro-atlantike.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT