Sytë e kuq dhe shqetësimi i Vildane Zenelit: Humbja e shikimit

Modelja shqiptare Vildane Zeneli ka shqetësuar ndjekësit e saj pas një postimi të fundit në “Instagram Story”. Ajo ka ndarë një selfie të mbuluar me batanije, ku shoqëruar me mbishkrimin tregon se po përballet me probleme serioze shëndetësore.

 

Zeneli ka shkruar se sytë e saj kanë qenë të skuqur për disa ditë, duke bërë një shaka se duket si “vampire”. Megjithatë, ajo më pas ka dhënë një mesazh më serioz: “Pa shaka, humbja e shikimit shpresoj të jetë e përkohshme”, duke shqetësuar miqtë dhe fansat e saj.

Derisa modelja nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi gjendjen shëndetësore, publikimi i saj ka tërhequr vëmendjen dhe mbetet në pritje të informacioneve të reja.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT