DERBI SHQIPTAR NË KUPË/ Shorti “i zjarrtë” për çerekfinalet, Struga dhe Shkëndija ballë për ballë

SHKUP, 23 Janar 2026 – Sot është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut, i cili ka rezervuar përballje mjaft interesante, ku pa dyshim vëmendja kryesore do të jetë në Strugë.

 

Superderbi: Struga Trim Lum – Shkëndija e Tetovës

Fati i goglave ka vënë përballë dy gjigantët shqiptarë të futbollit vendor. Struga Trim Lum dhe Shkëndija e Tetovës, dy skuadrat që kanë dominuar skenën e futbollit në vitet e fundit, do të masin forcat në një duel eliminator “jetë a vdekje”. Ky derbi konsiderohet si një finale para finales, pasi njëra nga skuadrat pretendente për trofeun do të eliminohet që në këtë fazë.

Shkëndija e Haraçinës sfidon Rabotniçkin

Një tjetër lajm i mirë për futbollin shqiptar është prania e Shkëndijës së Haraçinës. Skuadra surprizë e këtij edicioni do të presë në shtëpi ekipin e njohur nga Shkupi, Rabotniçki. Haraçinasit synojnë të shkruajnë historinë duke tentuar kalimin në katërshen më të mirë të shtetit.

Përballjet e plota çerekfinale:

  • Struga Trim Lum – Shkëndija (T)

  • Shkëndija (H) – Rabotniçki

  • Vardar – Ohri

  • Detonit Pllaçkovica – Sileksi

Data dhe Rregullorja

Të gjitha ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 25 shkurt. Sipas rregullores së Federatës:

  • Në rast se ndeshjet përfundojnë në barazim pas 90 minutave, nuk do të ketë vazhdime, por fituesi do të përcaktohet direkt përmes goditjes së penalltive.

  • Ky është raundi i fundit që luhet me vetëm një ndeshje, pasi gjysmëfinalet do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT