Dialogu ndërfetar bën bashkë krerët e besimeve në Shqipëri në mbrojtje të familjes

15 Maj 2026 – Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka organizuar simpoziumin me temë “Së Bashku për Familjen: Dialog Ndërfetar dhe Institucional”. Ky aktivitet bëri bashkë krerët e komuniteteve fetare në vend, përfaqësues institucionalë, si dhe anëtarë të strukturave të gruas dhe rinisë.

 

Gjatë fjalës së tij, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, vuri theksin te rëndësia e familjes si celula bazë për ruajtjen e paqes sociale, edukimit dhe vlerave shpirtërore. Ai nënvizoi se përballë sfidave moderne, mbrojtja e këtij institucioni kërkon një reagim të përbashkët institucional dhe moral.

“Familja është vendi ku njeriu mëson për herë të parë kuptimin e dashurisë, përgjegjësisë, sakrificës dhe respektit. Asnjë shoqëri nuk ka arritur të ndërtojë paqen e saj pa paqen brenda familjes”, deklaroi Spahiu, duke shtuar se komunitetet fetare kanë për detyrë të qëndrojnë pranë të rinjve, prindërve dhe të moshuarve në një kohë që ndryshon me shpejtësi.

Emigracioni, teknologjia dhe sfidat aktuale

Gjatë paneleve të diskutimit të organizuara nga Departamentet e Gruas dhe Rinisë, përfaqësuesit e besimeve të ndryshme ndanë traditat e tyre mbi vlerat familjare dhe u ndalën te disa prej problematikave më të mprehta aktuale, si:

  • Ndikimi i emigracionit në strukturën dhe ndarjen e familjeve shqiptare.

  • Sfidat që sjell teknologjia e tepërt në marrëdhëniet e përditshme.

  • Roli i prindërimit në edukim dhe rëndësia e gruas në stabilitetin familjar.

Ky organizim i përbashkët i krerëve fetarë vjen në një periudhë ku në hapësirën publike po zhvillohen debate të vazhdueshme, të nxitura edhe nga kërkesat e aktivistëve të komunitetit LGBTQI+ për zyrtarizimin e martesave apo lidhjeve mes personave të së njëjtës gjini.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT