Durmishi: Investimet turke përbëjnë 38% të investimeve të përgjithshme të huaja në vend, punojmë në përmirësimin e klimës afariste
e lira ekonomike, ku parashikohen përfitime të mëdha për investitorët e huaj, por edhe jashtë zonave. Strategjia jonë është të arrijmë zhvillim më të mirë ekonomik jo vetëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe të gjithë rajonit, tha ministri i Ekonomisë dhe Punës Basar Durmishi në forumin e biznesit dhe takimet afariste midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë të mbajtura sot në hotelin Hilton.
Në forumin e biznesit mori pjesë edhe ministri turk i Tregtisë, Omer Bolat, i cili ndodhet për vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut, si dhe kompani nga Turqia dhe Maqedonia e Veriut.
Ministri Durmishi theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Turqia kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm dypalësh dhe tregtar i cili ka hapësirë për t’u rritur në periudhën e ardhshme.
] “Investimet turke janë nga më të mëdhatë në vend dhe përbëjnë 38% të investimeve të përgjithshme të huaja në vend me rreth dy miliardë euro. Qeveria në sektorin e biznesit dhe në investitorët sheh partnerë për të mbështetur zhvillimin e ekonomisë. Përmes dialogut të hapur dhe të vazhdueshëm me komunitetin e biznesit, duam të ndërtojmë marrëdhënie partneriteti që sjellin rezultate. Me Ligjin për mbështetjen financiare të investimeve, të gjitha kompanitë që punojnë në Maqedoninë e Veriut dhe investitorët vendorë dhe të huaj kanë kushte të njëjta dhe mundësi për të marrë mbështetje nga shteti. Me konceptin e vendosjes së Zonave Zhvillimore Teknologjike Industriale, janë tërhequr më shumë se 35 kompani shumëkombëshe prodhuese me ndikim global”, tha ministri Durmishi, duke u bërë thirrje kompanive turke të investojnë në vend dhe të zgjerojnë investimet e tyre, ndërsa Qeveria do të sigurojë klimën më të favorshme të biznesit për punë.