Edi Rama niset drejt Hagës për ta vizituar Hashim Thaçin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se ka nisur udhëtimin drejt Hagës, ku do të zhvillojë një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim.

 

Rama ka sqaruar se kjo vizitë vjen pas një periudhe kohore nga takimi i tij i fundit me Thaçin, duke e cilësuar atë si ish-komandant të UÇK-së dhe ish-president të Republikës së Kosovës. Sipas tij, Thaçi është larguar me forcë nga detyra dhe prej vitesh mbahet në një qeli të drejtësisë ndërkombëtare.

Kryeministri shqiptar ka shprehur kritika të ashpra ndaj procesit gjyqësor, duke theksuar se bëhet fjalë për një drejtësi që, sipas vlerësimit të tij, po shkel standardet ndërkombëtare, të drejtat e njeriut dhe parimet themelore të një procesi të rregullt ligjor, përgjegjësi për të cilën ai fajëson edhe mbështetësit e këtij mekanizmi.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT