Feti Abazi: “Asfaltohet fusha e futbollit tek shkolla e Kamjanit, para fillimit të turneut tradicional”

“Shumë shpejt gjithçka do të jetë gati për fillimin e turnirit tradicional që nis të shtunën”, ka njoftuar në rrjetet sociale, kryetari i komunës së Bogovinës, Feti Abazi.

 

“Sot përfunduam asfaltimin e fushës sportive pranë shkollës në Kamjan, një investim që do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive, rekreative dhe ngjarjeve që bashkojnë komunitetin tonë.

Kjo fushë është vendi ku prej vitesh organizohet turniri tradicional, një aktivitet që mbledh sportdashës, të rinj dhe mërgimtarë nga të gjitha trojet. Me përmirësimin e infrastrukturës sportive, po krijojmë kushte më cilësore për zhvillimin e sportit dhe promovimin e vlerave të shëndetshme tek të rinjtë.

Urime të gjithë sportistëve dhe qytetarëve të Kamjanit! Na priftë e mbara në edicionin e sivjetshëm të turnirit tradicional”, ka përfunduar, Abazi.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT