Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e mbështetjes së zhvillimit ekonomik lokal, përmirësimin e klimës së biznesit dhe masat që Ministria e Ekonomisë dhe Punës ofron për mbështetjen e ndërmarrjeve dhe sipërmarrësve.
Theks i veçantë iu kushtua nevojës për informim më të mirë të qytetarëve dhe komunitetit të biznesit lidhur me thirrjet publike, programet dhe masat mbështetëse që ofron Ministria. Në këtë drejtim, u dakordua krijimi i një grupi komunikimi përmes të cilit do të shpërndahen në kohë të gjitha informacionet mbi mundësitë që janë në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve lokale.
Mbështetja e ekonomisë lokale, krijimi i mundësive të reja për zhvillim dhe përmirësimi i kushteve për punë mbeten ndër prioritetet e Komunës së Strugës.
Përmes bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve lokale dhe atyre qendrore, krijojmë më shumë mundësi për zhvillimin e Strugës dhe përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve.


