Fundi i agonisë: Espanjoli shijon fitoren e parë për vitin 2026

Pas një periudhe të gjatë dhe zhgënjyese, Espanjoli më në fund ka gjetur rrugën drejt fitores, duke mposhtur Atletik Bilbaon me rezultatin 2-0. Ky sukses shënon triumfin e parë të skuadrës nga Barcelona në vitin kalendarik 2026, duke i dhënë fund një serie negative prej 18 ndeshjesh pa fitore në La Liga, një “krizë” që zgjati për gati pesë muaj.

 

Një statistikë mjaft interesante është fakti se edhe fitorja e fundit e Espanjolit, e arritur më 22 dhjetor, ishte po ndaj Atletik Bilbaos (2-1 si mysafirë). Në të dyja këto ndeshje vendimtare, protagonist ka qenë Pere Milla, i cili ka gjetur rrugën e rrjetës si atëherë, ashtu edhe mbrëmjen e sotme.

Situata në renditjen e kampionatit spanjoll mbetet tejet e ndërlikuar për Espanjolin. Skuadra ndodhet në një pozicion paradoksal: ndërsa rreziku për të rënë nga kategoria është real – pasi ndodhet vetëm tri pikë larg zonës së ftohtë – distanca me vendet që dërgojnë në kompeticionet evropiane është gjithashtu vetëm tri pikë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT