“Gjërat e shenjta mbrohen”: Capital T flet për herë të parë pas zyrtarizimit të lidhjes me Adrola Dushin

Reperi i njohur Capital T ka qenë i ftuar së fundmi në podcastin e Grida Dumës, ku ka ndarë mendime të sinqerta mbi jetën e tij private, karrierën dhe kufijtë që vendos me publikun, transmeton KohaNews.

 

Edhe pse intervista vjen vetëm dy ditë pas fotos që “çmendi” rrjetin ku ai zyrtarizoi lidhjen me modelen Adrola Dushi, Capital T mbetet i vendosur në parimin e tij për të ruajtur privatësinë me fanatizëm.

Privatësi, jo sekret

Gjatë bisedës, reperi sqaroi dallimin mes mbajtjes së diçkaje sekret dhe ruajtjes së privatësisë.

“Pavarësisht zgjedhjes sime për të mbajtur një privatësi, nuk është sekret. S’ka qenë zgjedhje për ta mbajtur sekret, ka qenë zgjedhje për të mbajtur privatësinë,” u shpreh ai.

Adrola, “gjëja e shenjtë” që duhet mbrojtur

Ndonëse nuk preferoi të fliste me emra konkretë përgjatë gjithë kohës, mesazhi i tij ishte i qartë kur ra fjala te njerëzit e zemrës. Reperi u shpreh se gjërat e rëndësishme dhe të shenjta në jetë nuk duhet të jenë pjesë e vëmendjes së tepërt publike.

“Normal që gjërat që janë shumë të rëndësishme për ty i ruan me fanatizëm, duhet t’i mbrosh!” – theksoi Capital T.

Mbetet e paqartë nëse intervista është xhiruar para apo pas postimit viral në Instagram, por deklaratat e tij konfirmojnë se edhe tani që lidhja është publike, ai do të vazhdojë të jetë i kujdesshëm për të mos e ekspozuar marrëdhënien e tyre më shumë se ç’duhet.

/ KOHANEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT