Gjermania diskuton daljen në pension në moshën 70 vjeç

Në Gjermani është hapur një debat i gjerë mbi rritjen e moshës së daljes në pension, duke e çuar atë në 70 vjeç. Arsyeja kryesore lidhet me rritjen e jetëgjatësisë, shkallën e ulët të lindjeve dhe mungesën e fuqisë punëtore.

 

Komiteti i Pensioneve i Qeverisë gjermane pritet të shqyrtojë më 23 shkurt propozimet për reformën e sistemit, ndërsa ekonomistët paralajmërojnë se ky hap është i domosdoshëm për të ruajtur qëndrueshmërinë financiare.

  • Holger Schaefer nga Instituti Ekonomik Gjerman (IW) thotë se vendimi vjen vonë, pasi dalja në pension e brezit “Boomer” ka krijuar boshllëqe të mëdha në tregun e punës.
  • Dominik Groll nga Instituti Kiel për Ekonominë Botërore (IfW) propozon që mosha e pensionit të lidhet drejtpërdrejt me jetëgjatësinë, duke theksuar se pagesat e pensioneve tashmë zgjasin dyfish më shumë se 50 vite më parë.

Ekonomistët bien dakord në tri pika:

  1. Po jetojmë më gjatë, prandaj duhet të punojmë më gjatë.
  2. Sistemi i pensioneve duhet të lidhet me rritjen e jetëgjatësisë.
  3. Punëtorëve duhet t’u jepen stimuj për të punuar edhe pas moshës së pensionit.

Qeveria gjermane i ka dhënë Komitetit të Pensioneve afat deri më 30 qershor për të paraqitur propozime konkrete. Reforma shihet si një nga sfidat më të mëdha për koalicionin në Berlin.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT