Google Translate përmirësohet me AI Gemini: Prej tekstit te përkthimi simultan

Google njoftoi risitë në Google Translate dhe aplikacionin e tij, falë integrimit me modelet gjeneruese të AI-së, Gemini. Qëllimi është të sigurohen përkthime më natyrale, të mençura dhe të sakta, që njohin idiomat, slangun dhe shprehjet lokale. Risitë fillimisht do të jenë të disponueshme në SHBA dhe Indi për përkthime midis anglishtes dhe rreth 20 gjuhëve të tjera, si spanjisht, kinezisht, japonisht dhe gjermanisht.

 

Përveç përkthimeve të tekstit, Google prezanton edhe një bërthamë beta për përkthim simultan me zë, që ruan tonin, aksentin dhe ritmin e folësit. Aktualisht kjo funksionalitet është e disponueshme për Android në SHBA, Meksikë dhe Indi, duke mbështetur mbi 70 gjuhë, me plan për zgjerim në iOS dhe vende të tjera gjatë 2026.

Aplikacioni gjithashtu ofron mjete të përmirësuara për mësimin e gjuhëve, duke përfshirë ushtrime me zë dhe ndjekje të progresit, si dhe mundësi për të ushtruar përkthime midis gjuhëve të ndryshme. Këto funksione zgjerohen në rreth 20 vende të reja dhe pritet të jenë së shpejti të disponueshme edhe në rajonin tonë.

Me këto risitë, Google Translate synon të bëhet një mjet i fuqishëm për përkthim dhe mësim gjuhësh, duke ofruar komunikim më të natyrshëm dhe përkthime më të sakta.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT