Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për lidhjen me nënën e tij dhe emocionet që lidhen me të, duke theksuar se kjo nuk e pengon përkushtimin e tij ndaj Kosovës.
“Po e kam nënën gjallë, çfarë faji ka ajo? Nuk duhet të bëhet pengesë kjo për mua,” tha Haradinaj, duke shtuar se gjatë luftës nuk e ka lëshuar asnjëherë frontin dhe ka varrosur me duar shokët e tij të rënë.
Ai gjithashtu theksoi se Kosova është një popull me vlera dhe se shumë studiues të huaj e kanë lavdëruar këtë karakteristikë të shqiptarëve.
“Nuk mundohem të shmang realitetin, i kam kryer detyrat që më presin nëse votuesit më japin besimin,” shtoi ai.


