Kurti zbulon pesë vendimet kryesore që do të marrë mandatin e ri

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar programin e qeverisjes për mandatin e ardhshëm, vetëm 12 ditë para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

 

Ai ka treguar pesë vendimet e para që planifikon t’i marrë nëse fiton zgjedhjet:

  1. Miratimi i buxhetit për 2026-n, në vlerë 4 miliardë euro, më i madhi deri më tani.

  2. Procedimi i ligjit të ri për çmime tavan, për të frenuar abuzimet e tregtarëve.

  3. Ndryshimi i ligjit për të hequr kufizimin e punësimit për veteranët e UÇK-së që marrin beneficione.

  4. Miratimi i vendimit për pagën e 13-të për të gjithë shërbyesit publikë.

  5. Vendosja e paketës “Përballje me inflacionin 2.0”, për të mbështetur qytetarët ndaj rritjes së çmimeve.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT