Rryma shtrejtohet: Çmimi i energjisë elektrike rritet rreth 6% nga 1 janari 2026 – gjithçka në kurriz të qytetarëve

EVN Home njoftoi se gjatë kësaj jave do t’i propozojë Komisionit Rregullator për Energji një rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë me rreth 6% nga 1 janari 2026. Rritja përllogaritet duke përfshirë çmimin e ri prej 65 euro për megavat-orë, që ESM do t’ia shesë EVN Home nga viti i ardhshëm.

 

Sipas përllogaritjeve të furnizuesit universal, pasi të mblidhen të gjitha kostot dhe të aplikohet marzhi prej 9,9% për furnizuesin, çmimi mesatar për qytetarët, përfshirë tarifën e rrjetit, pritet të rritet me 5,9%. Nga java e ardhshme, Komisioni Rregullator për Energji do të konfirmojë nëse përllogaritja është e saktë ose do të kërkojë korrigjime.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT