Kryetari i Komunës së Bogovinës, Feti Abazi, njoftoi emërimin e Rahim Muharemit si ushtrues detyre drejtor në shkollën fillore “11 Tetori” në Urviç. Muharemi vjen në këtë detyrë nga radhët e mësuesve të shkollës, duke marrë përgjegjësinë për drejtimin e institucionit arsimor.
Me rastin e emërimit, Komuna i ka uruar drejtorit punë të mbarë dhe suksese në ushtrimin e detyrës së re. Feti Abazi theksoi se të gjithë udhëheqësit e institucioneve arsimore duhet të jenë në lartësinë e detyrës dhe të përmbushin pritshmëritë dhe standardet e kërkuara.


